OKB: kriza humanitare në Siri ka arritur përmasa katastrofike
Damask, 6 shkurt - Organizata e Kombeve te Bashkuara ka thënë se kriza humanitare në Siri ka arritur përmasa katastrofike prandaj po shton ndjeshëm operacionet e ndihmave për më shumë se 1milion njerëz.
Zëdhënësja e Programit Borëror të Ushqimit, Elisabeth Byrs tha sot se OKB-ja ka në plan të ushqejë më shumë se 1.75 milion njerëz këtë muaj, deri në 2 milion gjatë muajit mars dhe 2.5 milion në prill.
Programi Borëror i Ushqimit ka ushqyer rreth 1.5 milion sirianë me rreth 400 kamionë ushqime çdo muaj që nga shtatori.