10 Janar 2025

OKB kërkojnë 119 milionë dollarë ndihmë urgjente për Haitin

New York, 11 tetor - Kombet e Bashkuara apeluan për mbledhjen e 119 milionëve dollarë për të ndihmuar rajonin jugperëndimor të Haitit, i cili u godit nga uragani Matthew.

\"Qeveria e Haitit dhe ekipet e ndihmës humanitare në vend bëjnë apel për grumbullimin e materialeve të nevojshme për të shpëtuar jetët e 750 mijë njerëzve për tre muajt e ardhshëm. Për ta bërë këtë kemi nevojë të mobilizojmë urgjentisht 119 milionë dollarë.\"

Paratë do të përdoren për të mundësuar ujë të pastër, ushqim dhe strehim për më të prekurit.

Sipas OKB-së, uragani Matthew është i ngjashëm për nga shkatërrimi me tërmetin e vitit 2010. Jugperëndimi i shkatërruar i rrezikon shpërthimin e kolerës ndërsa bilanci i viktimave është rritur në 1000.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)