08 Janar 2025

OKB kërcënon me sanksione të reja Korenë e Veriut

New York, 21 prill - Këshilli i Sigurimit i OKB-së nëpërmjet një deklarate dënoi lëshimin para pak ditësh të një rakete nga Korea e Veriut dhe bëri thirrje të mos zhvillohen më prova bërthamore.

Në deklaratë thuhet se Këshilli i Sigurimit i kërkon Koresë së Veriut të ndalojë menjëherë veprimet e mëtejshme në shkelje të rezolutave të tij, duke respektuar në mënyrë të gjithanshme rezolutat përkatëse.

Deklarata thekson se premtimi i Koresë së Veriut për denuklearizimin dhe zbutja e situatës së nderë në Gadishullin Korean kanë rëndësi shumë të madhe, ndaj Këshilli i Sigurimit i kërkon Koresë së Veriut të ndalë provat bërthamore dhe u kërkon vendeve të tjera të shpejtojnë zbatimin e masave në rezolutat përkatëse, ndaj Koresë së Veriut.

Sipas njoftimit të Koresë se Jugut dhe SHBA-së, lëshimi nga Korea e Veriut më 16 prill i një rakete dështoi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)