OKB harton programin e zhvillimit pas 2015
New York, 12 shtator - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki moon u bëri thirrje vendeve të ndryshme të shpejtojnë hartimin e programit të zhvillimit pas vitit 2015.
Ban mori pjesë në një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për përcaktimin e temave të programit të zhvillimit pas vitit 2015.
Në fjalimin e tij, sekretari i përgjithshëm u shpreh se në prag të vitit 2015, afati i fundit i realizimit të Objektivave të Zhvillimit Mijëvjeçarit, komuniteti ndërkombëtar po përballohet me tre probleme kryesore: \"Shtimi i vitalitetit për realizimin e objektivave të parapërcaktuara, hartimi dhe zbatimi i programit të ri të zhvillimit dhe vënia në jetë e premtimeve të dhëna në marrëveshjen mbi ndryshimin klimatik,\" tha sekretari.
\"Ne duhet të krijojmë një kornizë, nëpërmjet të cilës, të konsolidojmë rezultatet e arritura në përballjen e varfërisë, krizës së urisë, paditurisë dhe sëmundjeve. Duhet të përballojmë një sërë sfidash të vjetra dhe të reja, sidomos ndryshimin e klimës,\" tha Ban.