15 Janar 2025

OKB: 3660 të vdekur nga konflikti në Ukrainë

Gjenevë, 9 shtator - Komisariati i Lartë i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara thotë se që nga prilli i këtij viti të paktën 3660 njerëz vdiqën dhe mbi 8700 të tjerë u plagosën nga konfliktet në pjesën lindore të Ukrainës.

Një raport i publikuar në Gjenevë thekson se që nga 5 shtatori kur u arrit marrëveshja e armëpushimit, 331 njerëz të tjerë humbën jetën nga luftimet.

Ky është raporti i gjashtë mbi gjendjen e të drejtave të njeriut që publikohet nga Komisariati i Lartë i të Drejtave të Njeriut i OKB-së. Ai thekson se nga konfliktet afro 40 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme u mbyllën, ndërsa mijëra njerëz kanë humbur burimet e të ardhurave në Donetsk dhe Luhansk. Sipas autoriteteve të Ukrainës, deri më 2 tetor, mbi 370 mijë banorë kanë humbur banesat.

Komisioneri i lartë mbi të drejtat e njeriut Zeid Ra\'ad Al Hussein: \"Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe të mbrojnë marrëveshjen e armëpushimit dhe sidomos të ndalojnë sulmet kundër civilëve dhe instalimeve infrastrukturore.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)