OKB: 15 mijë ushtarë të rinj i bashkohen ISIS-it
New York, 31 tetor - Mijëra luftëtarë nga gati 80 vende kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për tu bashkuar me ISIS-n në luftën për xhihad. Kështu thuhet në një raport të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Shumica e luftëtarëve janë nga vende që nuk e kishin furnizuar apo mbështetur terrorizmin islamik.
Janë të paktën 15 mijë luftëtarë të huaj që janë nisur së fundi në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah ISIS-it dhe grupeve të tjera ekstremiste, thuhet në raportin e OKB-së.
Sipas raportit, luftëtarët vijnë nga 80 vende të ndryshme të botës, për të cilët OKB-ja zotëron një listë të detajuar.
Në mesin e këtyre shteteve gjenden edhe Maldivet, Kili dhe Norvegjia, të cilat sipas raportit nuk kanë shfaqur asnjë lidhje mes këto grupime apo ideologji ekstremiste.
Nga viti 2010, janë nisur më shumë luftëtarë të huaj se çjanë nisur mes vitit 1999-2010. Dhe po shtohen, thuhet në raport.
Mes të huajve që luftojnë në radhët e ISIS-it, janë edhe tre gra kamikaze nga Kuvajti. Lajmi është dhënë nga Hosam Al Auak, përgjegjës i inteligjencës së ushtrisë së lirë siriane për gazetën kuvajtiane Al Watan.
Të tria bëjnë pjesë në batalionin Khansa, i përbërë nga 200 femra. Në komandë është një zonjë, me emrin e luftës Um Al Miqdad (Princesha e grave), e cila ka detyrën të ndjekë operacionet speciale kamikaze.
Gratë kamikaze, mes të cilave edhe 3 kuvajtianet janë bashkëshorte të ushtarëve të ISIS-it, përfundon Al Watan.
Në raport theksohet gjithashtu se xhihadistët nga Franca, Britania, Rusia dhe Irlanda e Veriut veprojnë së bashku në mënyrë të organizuar, aq së një ushtri e tërë duhet ta mendojë dy herë për tu përballur me ta.