OKB: 14 milionë fëmijë të prekur nga konfliktet në Irak dhe Siri
New York, 13 mars - Në 5 vjetorin e luftës në Siri, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun publikoi një deklaratë, në të cilën bëri thirrje tu jepet fund konflikteve dhe komuniteti ndërkombëtar të përkrahë OKB-në për zgjidhjen e krizës politike në këtë vend.
Ban Ki Mun shprehet se konflikti në Siri ka hyrë në vitin e 5-të dhe ka shkaktuar mbi 220 mijë viktima, më shumë se gjysma e banorëve kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndër ta 4 milionë sirianë kanë shkuar në shtetet fqinje dhe 7.6 milionë janë zhvendosur.
Kreu i OKB-së thekson se komuniteti ndërkombëtar i kushton vëmendje kërcënimit që vjen nga organizata ekstremiste IS ndaj paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Përfundimi i konfliktit sirian mund të ndikojë në ndaljen e dhunës dhe të akteve ekstremiste të forcave separatiste, theksohet në deklaratë.
Sipas OKB-së konfliktet në Siri dhe Irak kanë prekur 14 milion fëmijë dhe të rinj, ndaj komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojë ndihma për të ardhmen e tyre.