Obama viziton Arabinë Saudite
Riad, 27 janar - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përfunduar vizitën në Indi dhe është nisur drejt Arabisë Saudite.
Në Riad, Obama ka marrë pjesë në paradën e Ditës së Republikës së Indisë, duke u bërë presidenti i parë amerikan që ndjek një ceremoni të tillë.
Me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, Obama ka bërë disa marrëveshje të reja tregtare, përfshirë ato për bashkëpunim në fushën e energjisë civile bërthamore.
Në Riad, Obama do të takojë mbretin e ri saudit, Salman, për ti shprehur ngushëllime për vdekjen e mbretit Abdullah.