Obama: Ukraina nuk ka nevojë për ndihmë ushtarake
Washington, 7 gusht - Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se Ukraina nuk ka nevojë për ndihmë ushtarake shtesë për të ndihmuar në luftën kundër seperatistëve proruse, por një nderhyreje nga Rusia do të jetë diçka tjetër.
Komentet e Obamës erdhën pasi NATO, një ditë më parë tha se Moska, ka shtuar forcat e saja përgjatë kufirit me Ukrainën lindore për rreth 20, mijë trupa.
Obama tha se Ukraina është duke luftuar sepearatistët \"që nuk mund të krahasohen me ushtrinë e Ukrainës\".
Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar ndihmë nga Uashingtonit.
NATO tha se disa automjete ushtarake ruse në kufijë me mbishkrimet si \"paqeruajtës, mund të përdoren si një pretekst humanitar për pushtim.
Ndërkohë, nënpresidenti i SHBA-ve, Xhoe Bajden, pas një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, është noftuar se Moska është përfshirë tashmë në konflikt duke hedhur artileri në forcat e Ukrainës nga Rusia.