Obama shpalos sot aksionin kundër militantëve të Shtetit Islamik
Obama, ka takuar përfaqësuesit e Kongresit më 9 shtator në Shtëpinë e Bardhë, me çrast u ka thënë atyre se ai e mirëpret mbështetjen nga Kongresi, i cili do të jep mesazhin para botës që Shtëpia e Bardhë, njëzëri, e lufton dhe mbrohet nga kërcënimi, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Deklarata shton se Obama do të kërkojë nga Kongresi që sa më parë të autorizojë armatosjen dhe trajnimin e grupeve më të moderuar siriane të opozitës.
Presidenti, po ashtu mund të kërkojë që sulmet ajrore amerikane, të zgjerohen kudo ku janë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Senati udhëheqësi i pakicës Mitch McConnell, u ka thënë gazetarëve para takimit, që Obama është dashur të kërkojë autorizimin e Kongresit.
Presidenti do duhej të kërkonte autorizimin e Kongresit, për secilin vendim që do të merrë, ka thënë ai.
Por udhëheqës të tjerë kongresmenë nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.
Obama, sot do ti adresohet popullit, për të shpalosur strategjinë e tij kundër militantëve të Shtetit Islamik.