Obama: Raportet SHBA-Britani të qëndrueshme, përkundër Brexit-it
Uashington, 24 qershor - Presidenti amerikan Barack Obama, ka deklaruar se marrëdhëniet speciale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë të qëndrueshme, përkundër votimit të britanikëve në referendum për tu larguar nga Bashkimi Evropian.
Në deklaratën e sotme Obama ka theksuar se anëtarësia e Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet gurthemel vital i politikës së jashtme, të sigurisë dhe asaj ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, të tilla janë edhe marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, që ka bërë shumë në promovimin e stabilitetit, në stimulimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin dhe përhapjen e vlerave demokratike dhe të idealeve në gjithë kontinentin dhe më gjërë, është thënë në deklaratën e presidentit Obama. (REL)