Obama përfundon pushimet në Hawaii
Washington, 3 janar - Presidenti amerikan, Barak Obama, është kthyer në Washington pasi që i ka kaluar në Hawaii pushimet e Krishtlindjes.
Këto ishin pushimet e tij të fundit dimërore në cicilësinë e presidentit.
Obama për dy javë ka qenduar larg publikut. Ai e ka kaluar pushimin duke luajtur golf me miqtë dhe ka kaluar kohë me familjen e tij.
Ai gjithashtu ka punuar për fjalimin e tij që do ta mban në Kongres më 12 janar.
Fjalimi i tij pritet të fokusohet në sigurinë kombëtare, pas sulmeve të fundit terroriste në Paris dhe në San Bernardino të Kalifornisë.