Obama përfundon në spital
Washington, 7 dhjetor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama është shtruar në spital ditën e shtunë për një dhimbje fyti që e shqetësonte prej ditësh, raporton zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Mjeku personal i Obamës, Dr. Ronny Jackson, tha pas analizave paraprake se presidenti kishte etje por pas rezultateve të skanerit ai shtoi se ato janë disa simptoma normale dhe të parrezikshme.
Simptomat e presidenti janë shkaktuar si rezultat i një inflamacioni të indeve të buta, por ato do të trajtohen në përputhje me rrethanat, tha Jackson.
Presidenti është vizituar në spitalin Walter Reed National Military Medical Center në Bethesda të Marilendit me sugjerimin e doktorit të tij.
Mediat amerikane nënvizojnë se është e rrallë që Presidenti të vizitohet në një spital jashtë rezidencës presidenciale.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se presidenti Obama është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka asgjë serioze.
Sipas NBC News, disa analiza të kryera në muajin maj të këtij viti e nxorën presidentin Obama pa asnjë problem me shëndetin, por megjithatë mjeku i tij këshillon që ai nuk duhet ti ndahet ushtrimeve fizike, dietave të kontrolluara dhe të mos konsumojë duhan dhe alkool.