13 Janar 2025

Obama nënshkruan projektligjin për sanksionimin e Venezuelës

Washington, 12 dhjetor - Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i SHBA ka nënshkruar projektligjin për vendosjen e sanksioneve për Venezuelën.

Sipas Shtëpisë së bardhë, Barak Obama me nënshkrimin e këtij projektligji i, ka për qëllim që të sanksionojë Venezuelën për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në protestat e fillmvitit 2014 që ishin organizuar në Venezuelë.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj, i cili do të vendosë sanksione mbi zyrtarët e Venezuelës që vërtetohen se kanë shkelur të drejtat e protestuesve.

Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro reagoi menjëherë, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara po synojnë të sfidojnë Venezuelën me sanksione dhe kërcënime.

“Kush është Senati amerikan për të vendosur sanksione ndaj atdheut të Bolivar?”, është shprehur Maduro, duke iu referuar liderit të pavarësisë së Venezuelës në shekullin e 19-të. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)