11 Janar 2025

Obama: Në Paris u sulmuan vlerat e njerëzimit

Washington, 14 nëntor - Presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar nga shtëpia e Bardhë për sulmin e trefishtë në Paris sipas te cilit ky nuk është vetëm një sulm ndaj Parisit apo Francës, por ndaj të gjitha vlerave të njerëzimit.

\"Ne do të qëndrojmë përkrah Francës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin.\"

\"Ata që mendojnë se mund të terrorizojnë francezët gabohen. Presidenti amerikan ju siguron se do të jetë në kontakt me zyrtarët francezë për të përcjellë ngushëllimet tona për familjet e atyre që u vranë. Unë nuk kam komunikuar me Hollande-n, besoj se ai duhet të jetë shumë i zënë”.

Ndërsa Kryeministri britanik David Cameron u shpreh i shokuar nga sulmet e mbrëmjes së të premtes në Paris pranë “Stade de France”, në veri të kryeqytetit francez.

“Unë jam i tronditur nga ngjarjet në Paris sonte. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin francez. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”, shkruan Cameron në profilin e tij në “Twitter”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)