12 Janar 2025

Obama kërkon nga G7 të vazhdoj sanksionet kundër Rusisë

Washington, 5 qershor - Presidenti amerikan Barak Obama do t’u bëjë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

Presidenti do ta bëjë apelin në takimin e Grupit të Shtatëshes, G7, ku do të zhvillojë edhe bisedime me kryeministrin irakian Haider al-Abadi, sipas zyrtarëve amerikanë.

Obama mbërrin të dielën në Gjermani për takimin e udhëheqësve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Ai do të zhvillojë takime kokë më kokë edhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe me Kryeministrin britanik David Cameron. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)