15 Janar 2025

Obama kërkon ndalimin e luftëtarëve të huaj t'i bashkohen IS

Washington, 25 shtator - Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje vendeve të ndryshme të marrin pjesë në aleancën e gjerë të kryesuar nga ShBA-ja për të goditur organizatën \"Shteti Islamik\". Obama madje e konsideroi organizatën si një \"kancer\" ekstremist.

Të mërkurën, Departamenti i Shtetit njoftoi ngrirjen e pasurive të 10 anëtarëve të organizatës ekstremiste dhe administrimin e tyre sipas ligjit amerikan.

Në fjalimin e tij të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti Obama u shpreh se ShBA-ja nuk po lufton vetëm për interesat e veta. Deri tani, mbi 40 vende kanë shprehur dëshirën për t\'iu bashkuar operacioneve kundër \"Shtetit Islamik.\"

Parandalimi i luftëtarëve të huaj të shkojnë në Siri dhe pastaj kthimi i tyre në kufijtë e ShBA-së është një element kritik i strategjisë për të \"degraduar dhe në fund për ta shkatërruar\" Shtetin Islamik, tha Obama

Ndërkohë, pavarësisht se Obama e ftoi Rusinë t\'i bashkohet operacioneve ushtarake, Moska tha se ndërhyrja e ShBA-së në Siri ishte e paligjshme. Sipas Ministrisë së Jashtme, goditja e objektivave terroriste ishte e paligjshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)