14 Janar 2025

Obama kërkon autorizimin e Kongresit për të goditur ISIS-in

Washington, 7 nëntor - Presidenti Barack Obama do të takohet sot me udhëheqës të Kongresit lidhur me planet legjislative dhe thotë se kërkon prej tyre autorizim specifik për goditjet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Kur zoti Obama njoftoi fillimisht fushatën ajrore kundër kryengritësve në shtator, ai shfrytëzoi lejen e Kongresit që kishte përdorur Presidenti George Bush mbi 10 vjet më parë për të goditur al-Qaidën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Por zoti Obama tha se ka ardhur koha për t’u dhënë formën e duhur operacioneve dhe se autorizimi duhet të rishikohet për t’iu përshtatur luftimeve aktuale.

Ai tha se ushtria amerikane ka nevojë për mbështetje si nga Shtëpia e Bardhë, ashtu edhe nga Kongresi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)