Obama i tërheq vërejtjen Rusisë
Washington, 12 shtator - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i tërhoqi vërejtjen Rusisë në lidhje me armatosjen e ushtrisë siriane.
Barak Obama në një takim me ushtarakët amerikanë tha se Rusia nuk duhet të dërgojë armë në Siri që ky vend të vazhdojë luftën kundër ISIS.
Ai e cilësoi të gabuar strategjinë e Rusisë në përkrahje të presidentit sirian Bashar Asad dhe shtoi se kjo strategji do të dështojë.
Presidenti amerikan duke theksuar se ndihmat ushtarake të Rusisë për Sirinë nuk do të pengojnë operacionet e SHBA kundër pozicioneve të ISIS, shtoi se pasoja e vetme e këtij veprimi është mosarritja e marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Moskës për zgjidhjen e krizës siriane.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi se Rusia do të vazhdojë përkrahjen e saj për qeverinë siriane dhe shtoi se prania e ushtarakëve rusë në Siri ka për qëllim trajnimin e forcave siriane për përdorimin e armatimeve ruse.