Obama: Do të mbrojmë shtetasit amerikanë
Washington, 21 gusht - Presidenti amerikan Obama dënoi të mërkurën vrasjen e gazetarit James Foley nga ekstremistët dhe theksoi se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime në mbrojtje të qytetarëve amerikanë.
Gjatë fjalës së tij Obama u bëri thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të luftojnë organizatën ekstemiste ISIS.
Në të njejtën ditë, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf u shpreh se sipas statistikave të palës amerikane, deri tani 12 mijë të huaj të armatosuar, përfshirë shtetas evropianë dhe amerikanë i janë bashkuar organizatave terroriste në në Irak, Siri dhe gjetkë.
Ndërsa zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric tha se Ban Ki-moon dënon ashpër vrasjen e gazetarit amerikan nga ekstremistët.