13 Janar 2025

Numri i viktimave nga tërmeti në Nepal arrin në 6200

Kathmandu, 1 maj - Autoritetet nepaleze vijojnë me operacionet e kërkimit në rrënoja për njerëzit e humbur pas tërmetit të fuqishëm të ditës së shtunë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar mbi 6200.

Ekipet e shpëtimit vazhduan të gërmonin në rrënoja dhe grupet e ndihmave punonin për të shpërndarë ndihmat aq të nevojshme për të mbijetuarit.

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin Kathmandu nxorrën një adoleshent nga rrënojat e një ndërtese, pesë ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 e kishte bllokuar mes tyre.

Një turmë njerëzish aty pranë brohoriti ndërsa punonjësit e vunë djalin në një barrelë dhe e çuan nçë një makinë.      

Sipas të dhënave zyrtare të policisë nepaleze të plagosur janë rreth 14 mijë, shumë të tjerë nuk janë gjetur. Gazeta vendase “The Hymalayan Times”, vetëm në qarkun e Sindhupalchoëk numri i viktimave është 1567 viktima, ndërsa ai i të zhdukurve 3 mijë.

Ndërkaq Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shtete të ndryshme në botë kanë dërguar ndihma për të pastrehët.

Britania e madhe i dhuroi Neplait një shumë prej 19 milionë paundësh si dhe milionë të tjera në ndihma ushqimore dhe veshmbathje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)