Numri i refugjatëve në Europë mund të arrijë mbi 1 milion
Gjenevë, 7 nëntor - Numri i refugjatëve që hyjnë në Europë mund të arrijë mbi 1 milion duke shtuar presionin mbi vendet pritëse dhe rënduar krizën e refugjatëve, thotë OKB-ja dhe BE-ja.
UNHCR-ja dhe Komisioni i BE-së publikuan përkatësisht raportet e tyre, ku saktësojnë se këtë vit numri i refugjatëve që mund të mbërrijnë në Europë mund t\'i kalojë shifrën 1 milionët, madje kjo shifër mund të arrijë në 1.5 milionë në vitin 2017.
Raportet respektive thotë se numri mund të bjerë, por ai nuk do të jetë më pak se 500 mijë.
Sipas parashikimit të UNHCR-së, që nga nëntori i vitit 2015 deri shkurtin e vitit 2016, mesatarisht 5000 refugjatët hyjnë çdo ditë në Europë.