13 Janar 2025

Numër rekord azil-kërkuesish në BE

Bruksel, 20 mars - Rreth 626,000 njerëz kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2014, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke u bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat.

Nga ky numër, prijnë qytetarët nga Siria të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta. Në përgjithësi, ka rritje prej 44 për qind të kërkesave për azil në vitin 2014, në krahasim me vitin paraprak. Numri i qytetarëve nga Siria që kanë kërkuar azil arrin deri në 123, 000 në vitin 2014. Afganistani është radhitur i dyti, si vend origjine i azilkërkuesve, kurse Kosova e treta. Pothuajse një e treta e aplikacioneve janë regjistruar në Gjermani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)