Nuland paralajmëron liderët e Ballkanit
Washington, 6 tetor - Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland ka përcjellë porosi paralajmëruese për liderët e Ballkanit.
Ajo në një fjalim në forumin strategjik për Evropën Qendrore dhe Lindore të mbajtur në Washington ka theksuar se ky rajon është i kërcënuar nga dy plagë kancerogjene, korrupsioni dhe shmangia e demokracia.
Në tërë rajonin kemi dy plagë kancerogjene si shmangia nga demokracia dhe korrupsioni që po kërcënojnë ëndrrën, për realizimin e së cilës punuan shumë njerëz nga viti 1989, deklaroi Nuland.
Ajo ka pyetur liderët e rajonit se: Si mund që të fleni gjatë natës me betimin tek neni 5 i NATO-s, ndësa ditën të promovini demokraci neoliberale, të promovoni nacionalizëm dhe të kufizoni lirinë e medias si dhe të diabolizoni shoqërinë civile.
Nuland tha se këtë pyetje i`a parashtron edhe atyre që mbrojnë funksionarët e korruptuar nga hetimet gjyqësore, që rrethojnë Parlamentin kur i përgjigjet atyre apo kur bëjnë pazare për biznese të fëlliqura.