Novosti: Serbia heq dorë nga zgjedhjet në Kosovë
Beograd, 31 mars - Gazeta Novosti përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale nga Serbia në Kosovë.
Sipas një shkrimi të botuar në numrin e sotëm kjo gazetë shkruan se pa përkrahjen e UNMIK-ut dhe bashkësisë ndërkombëtare do të ishte e pamundur ruajtja e qetësisë.
Sipas saj Goran Bogdanoviq thotë se Qeveria është në kontakt me UNMIKU-n dhe EULEX-in për të mbajtur zgjedhjet parlamentare. Autoritetet në Kosovë ndërkaq kanë thënë se nuk do të lejojnë mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë