Novorusia në Ukrainën Lindore
Moskë, 3 gusht - Rusia vazhdon ta ketë të qartë vizionin për krijimin e shtetit të ri të quajtur Novorossia në Ukrainën Lindore. Një zëdhënës i lartë i territoreve të zotëruara nga rebelët në rajonin e Donjetskut, Igor Druz shpjegon për BBC ideologjinë e lëvizjes lindore në Ukrainë.
Në disa raste, kur ka qenë gjendje e trazuar ne kemi kryer ekzekutime jashtëgjyqësore të njerëzve por e kemi ndërmarrë këtë hap thjesht për të parandaluar kaosin dhe për të vendosur autoritetin tonë. Dua të theksoj që trupat tona janë shumë të disiplinuara.\"- tha Igor Druz.
Moska është në qendër të vazhdueshëm të akuzave nga ana e SHBA dhe BE për aneksim të rajonit të Krimesë në Ukrainë. Rusia nga ana tjetër i mohon akuzat dhe thotë se qeveria e Ukrainës i përngjan një oganizate terroriste dhe ajo është fajtore për gjithë trazirat mes tyre