09 Janar 2025

Norvegjia, vendi më i lumtur në botë

Oslo, 21 mars - Norvegjia ka zëvendësuar Danimarkën, duke u bërë vendi më i lumtur në botë sipas një raporti të ri të publikuar të hënën, ku u bëhet thirrje vendeve të ndryshme të nxitin krijimin e besimit shoqëror dhe të barazisë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Kombet nordike janë më të lumturat, sipas "Raportit Botëror të Lumturisë 2017", të publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillimin e Vazhdueshëm, një nismë globale e filluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2012.

Qytetarët norvegjezë shprehen se pajtohen me raportin. Një prej tyre thotë:

"Mendoj se ka diçka shumë në vërtetë në të dhe nuk befasohem, sepse, kur kam parë renditjet e mëparshme, gjithmonë kanë qenë vende si Danimarka dhe Norvegjia, dhe diçka më pak Suedia, Islanda dhe Finlanda, kështu që është bukur."

Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia janë vendet e tjera që renditen në 10 vendet e para.

Ndër vendet e tjera europiane, Gjermania renditet e 16-a, e ndjekur nga Britania e Madhe e 19-a dhe Franca në vendin e 31-të. Shtetet e Bashkuara janë ulur një vend më poshtë dhe renditen të 14-at.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)