05 Janar 2025

Njeriu që po lufton për një fjalë që 23 vjet

Shkup, 2 gusht - Ka 26 vjet që nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe krijimi i Republikës së Maqedonisë. Gjatë gjithë kësaj kohe, shtetit të ri ka munguar një emër zyrtar, të pranuar ndërkombëtarisht, për shkak të kundërshtimeve të Greqisë ndaj emrit "Maqedoni". Dhe për pothuajse gjithë këtë kohë, një person ka punuar për të zgjidhur problemin.

Matthew Nimetz sqaron se ai nuk ka kaluar çdo moment gjatë këtyre 23 viteve të fundit duke menduar për një fjalë "Maqedoni". "Unë ndoshta kam menduar për këtë më shumë se kushdo tjetër - përfshirë këtu edhe vendasit", thotë diplomati amerikan 78-vjeçar. "Por kjo nuk është puna ime me orar të plotë".

Që nga viti 1994, Nimetz është përpjekur të negociojë një nga kontestet më të çuditshme ndërkombëtare në botë, ku Greqia po kundërshton emrin e Maqedonisë dhe po refuzon ta lejojë atë t'i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Greqia pretendon se emri "Maqedoni" sugjeron se vendi ka ambicie territoriale mbi Maqedoninë greke, një krahinë në veri të vendit dhe është një përpjekje e hapur për të pretenduar trashëgiminë kombëtare të Greqisë.

Ajo duhet të quhet diçka si "Shkupi", thotë Greqia - pasi Shkupi është kryeqyteti i Maqedonisë.

Maqedonia, përkundrazi, argumenton se ju mund të gjurmoni rrënjët e popullit të saj në mbretërinë e lashtë të Maqedonisë, dikur të sunduar nga Aleksandri i Madh - dhe se emri "Maqedonia" është pra zgjedhja e duhur.

Fakti është se udhëtarët që hyjnë në Greqinë veriore nga Republika e Maqedonisë dhe ata që kalojnë kufirin në drejtim të kundërt, në të dy janë anët shohin tabelat që shkruajnë "Mirësevini në Maqedoni".

Kur Nimetz filloi punën e tij rreth kontestit ishte i dërguar i posaçëm i presidentit Bill Clinton, por që nga fundi i 1999 ai ishte i dërguari personal i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ku detyra e tij ishte t'i shtyjë të dy palët drejt një rezolute.

Maqedonia hyri në OKB duke pranuar që do të quhej Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), por kjo nuk do të ishte një zgjidhje e përhershme e problemit dhe kështu krijoi një seri vështirësish të reja.

"Ban Ki-moon, ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, dikur u mërzit dhe e quajti rastësisht vendin "ish-Republika Jugosllave e Jugosllavisë". Ai më tha: Duhet ta zgjidhni këtë problem, kjo më shtyn të çmendem", thotë Nimetz.

Por, me gjithë ritmin akullnajor të negociatave, ai kurrë nuk ka menduar të ndalojë.

"Disa mendojnë se unë jam vetëm duke qëndruar aty duke menduar për mbiemra për të vënë prapa emrit Maqedoni - si Maqedonia e Re, Maqedonia e Epërme - por kjo çështje ka rëndësi historike ... ka rëndësi në aspektin e ndërtimit të kombit", thotë ai.

"Dhe kjo nuk është kurrë e mërzitshme, sepse figurat politike që kanë të bëjnë me problemin ndryshojnë gjatë gjithë kohës. Mendoni për një drejtor teatri që bën Mbretin Lir ose Hamletin, por me aktorë të ndryshëm dhe aktorë".

Kur Nimetz u bë i pari i dërguar i Klintonit, në vitet 1990, dukej sikur mosmarrëveshja mund të dilte jashtë kontrollit. Greqia kishte kundërshtuar emrin e Maqedonisë që nga viti 1991, kur Maqedonia e shpalli pavarësinë nga Jugosllavia. Një vit më pas, një milion grekë - një e dhjeta e popullsisë - dolën në rrugët e Selanikut për të protestuar.

Këto protesta ndihmuan në rrëzimin e kryeministrit të vendit dhe pasuesi Andreas Papandreu e pengoi qasjen e Maqedonisë në portet greke. "Maqedonia është një "rrezik real dhe i pranishëm për Greqinë", thoshte ai.

Nimetz habitet me frikën greke që maqedonasit një ditë mund të pretendojnë për territorin grek.

"Unë u kam shpjeguar se ky shqetësim grek rreth irredentizmit nuk është krijuar rastësisht", thotë ai.

"Brenda tri gjeneratave të fundit, këto lloj kërcënimesh ishin reale për vendin. Kjo frikë manifestohet sikur 'Ne jemi duke u rrethuar gjithmonë'. Në Ballkan, secili vend ka një histori të luftës me fqinjët e tyre".

Ai shpjegon mosmarrëveshjen që kishte pasur me disa senatorë amerikanë, dukei  pyetur se si do të ndiheshin nëse Meksika do ta ndryshonte emrin në Republikën e Meksikës dhe Teksasit, pastaj të fillonte të botonte harta historike që nënkuptonin pronësinë e të gjithë SHBA-ve në jug-perëndim të vendit.

Megjithatë, ai ka mirëkuptim të barabartë për maqedonasit.

"Kur grekët u thonë atyre: Oh, ju erdhët këtu vetëm në shekullin e nëntë dhe të 10-të, nuk jeni me të vërtetë nga ky rajon. Duhet ta quani veten më së shumti, Maqedoninë e Re. Por, kjo paraqet problem, pasi ata nuk e konsiderojnë veten "të rinj" dhe e quajnë veten autoktonë".

Nimetz fillimisht mendonte se mosmarrëveshja do të kishte një fund të shpejtë të. Kështu duket bënë edhe politikanët kryesorë maqedonasë.

"Kam folur për këtë me ta dhe ata thanë,"Koha është në favorin tonë. Le të flasim vetëm disa vite, le të qetësohen, të ndryshojnë disa njerëz në qeveri". Por kjo nuk funksionon. Mjaft në këtë mënyrë," thotë ai.

Për këtë sugjerohet një listë e gjatë e emrave: nga Maqedonia e Re dhe Nova Makedonija, deri në Sllavo-Maqedoni dhe Republika e Shkupit. Edhe emrat si Republika e Epërme e Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë së Epërme ishin në tavolinë, por ende asnjë nuk është pranuar.

Mund të duket sikur nuk ka më mbiemra për të provuar, por Nimetz këmbëngul që mosmarrëveshjet do të zgjidhen kur t'u vjen koha.

"Vetëm shikoni Irlandën e Veriut ose ribashkimin e Gjermanisë", thotë ai. Ndryshimi mund të ndodhë sepse ngjarjet i bëjnë njerëzit të shohin një çështje në një dritë të re, ose liderët e rinj mund të vijnë me autoritetin politik për të marrë vendime të vështira. Ose njerëzit mund të lodhen vetëm nga debati i pafund.

Ai është optimist se momenti i duhur për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje po vjen  shpejt. Kjo është pjesërisht për shkak të udhëheqjes së re në Maqedoni, me zgjedhjen e socialdemokratit Zoran Zaev si kryeministër, duke e thyer bllokadën e gjatë politike në vend. Sipas tij, Maqedonia duhet të gjejë një zgjidhje në mënyrë që të mund të afrohet për t'u bashkuar me NATO-n dhe BE-në.

"Nëse ndodh kjo atëherë kjo do t'u jepte qytetarëve siguri, legjitimitet, mundësi ekonomike ... dhe një ndjenjë të qëndrueshmërisë", thotë Nimetz. Kjo gjithashtu mund të lehtësojë tensionet në vend midis maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë. Në vitin 2001, tensionet e tilla e çuan vendin në prag të luftës civile.

Por Nimetz pranon se bindja e votuesve në të dy vendet është e vështirë. Krerët maqedonas kanë premtuar se çdo marrëveshje do të shkojë në referendum.

Ai mendon se një pjesë e punës është të inkurajojë njerëzit që të mos e shohin këtë si një çështje të identitetit kombëtar.

"Një qytetar i zakonshëm në Shkup njëherë më tha: Kur ngrihem në mëngjes dhe rruhem, shikoj në pasqyrë dhe them, unë jam maqedonas. Epo, nesër, kur jam para pasyqrës duhet të them, unë jam një maqedonas i ri apo unë jam maqedonas i lartë? Unë i thashë atij se shqetësimi i tij është i kuptueshëm, por është mënyra e gabuar për ta parë këtë. Ne po flasim vetëm për formulimin e emrit të këtij shteti për qëllime diplomatike, por nuk do të ndikojë në jetën e njerëzve të zakonshëm. Ne nuk po negociojmë identitetin".

Ai e pranon se identiteti është i rëndësishëm, pavarësisht se është "një besimtar i madh në globalizëm".

"Unë besoj se ka një aspekt fisnor për ne si një specie," thotë ai, "dhe është shumë e vështirë të ndihen rehat në një botë globale, madje edhe njerëz si unë".

Gjatë gjithë kohës së tij duke punuar në lidhje me mosmarrëveshjen, ka pasur vetëm një moment kur Nimetz bashkoi të dyja palët. Ishte në një kohë të vështirë, kur Maqedonia  vendosi statuja të shumta të Aleksandrit të Madh në qytetet e saj dhe e kishte quajtur aeroportin kryesor me emrin e tij, duke shkaktuar zemërim në Greqi.

"Kur kjo po ndodhi, i thashë një gazetari nga Shkupi: Unë nuk mund ta kuptoj gjithë këtë, sepse Aleksandri i Madh ishte një udhëheqës i madh ushtarak, por ai shkatërroi kaq shumë dhe vrau kaq shumë njerëz. Epo, unë hoqa si në ferr për këtë deklaratë - nga të gjitha anët, pothuajse mu desh të jap dorëheqje".

Nimetz sapo ka përfunduar raundin e fundit të takimeve mbi këtë çështje, duke takuar politikanët në Shkup dhe ministrin e jashtëm të Greqisë.

Një zgjidhje mund të arrihet, këmbëngul ai, por për të ardhmen e afërt ai është i zënë vetëm duke planifikuar një pushim "mbi Rrethin Arktik".

Një shans i mirë për t'u larguar nga pyetjet rreth identitetit kombëtar dhe vetëvendosjes, sigurisht?

"Epo, në të vërtetë," thotë ai, "Ndoshta jo, kur mendoni për Kombet e Parë të Kanadasë ..."

Ai pastaj fillon me entuziazëm shpjegimin e debatit në Kanada për vetëqeverisjen indigjene dhe shpejt bëhet e qartë se dashuria e tij për këto pyetje është arsyeja e vërtetë që ai ka qenë në gjendje të punojë për një mosmarrëveshje për vetëm një fjalë gjatë 23 viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)