Një tërmet me magnitudë 7.0 godet Japoninë
Tokio, 14 nëntor - Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur bregun jugor të Japonisë. Tërmeti ka ndodhur 119 milje në jug-perëndim të Kagoshimas.
Agjencia Meteorologjike Japoni (JMA) tha se një cunami i lehtë është regjistruar në ishullin jugor Nakanoshima, pjesë e prefekturës Kagoshima, megjithatë nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për dëme apo viktima.
Një paralajmërim për cunami i lëshuar për ishujt Kagoshima dhe Satsunan u tërhoq më vonë. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash (gjashtë milje). Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se qendra e tij ishte një 159 km në jug-perëndim të qytetit të Makurazaki.
Në vitin 2011, një tërmet masiv shkaktoi një cunami që la më shumë se 18.000 njerëz të vdekur apo të zhdukur në verilindje të Japonisë.