Një tërmet 5,2 ballë Rihter godet Greqinë
Athinë, 25 tetor - Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Observatori Gjeodinamik i Athinës njoftoi se, tërmeti goditi 249 kilometra në verilindje të Athinës.
Ende nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Tërmeti u ndje mër shumë në Epir, ndodhi në orën 03:16 me orën lokale dhe epiqendra e tij, u lokalizua 20 kilometra në veri të Artës, në veri të Greqisë.
Greqia është vendi më i goditur në Evropë nga tërmetet.
Në janar, një tërmet me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter, goditi Qefaloninë dhe mijëra persona pa banesa.