Një rrjet anglez financon ISIS
Londër, 1 dhjetor - Shërbimi informativ i Anglisë ka bërë të ditur se një grup-rrjet anglez financon grupin terrorist ISIS.
Kanali televiziv Al Alam ka raportuar se oficerët e shërbimeve informative të Anglisë kanë zbuluar se një rrjet anglez anglez ka vendosur kontakte me xhelatin e ISIS Xhon dhe i ka dhënë atij një sasi të pasurive duke i dërguar ato në Siri.
Veprimtari e këtij rrjeti në anëtarësimin e pjesëtarëve të rinj për grupin terrorist ISIS shtrihet nga West Jorkshair në veri të Anglisë deri në Londër.
Ky rrjet ka arritur të anëtarësojë qindra persona. Sipas këtij burimi, të gjithë personat që kanë lidhje me Xhon janë identifikuar dhe ose duhet të bashkëpunojnë me organet e sigurisë ose duhet të përballen me ligjin.