Një kosovar në Gjermani i vendos djalit emrin Gjergj Kastrioti
Berlin, 21 shtator - Një shqiptar nga Kosova por me banim në Gjermani i ka vendosur djalit të tij të sapo lindur një emër paksa të veçantë.
Kastriot Thaçi nga Xerxa por me banim në Gjermani, ka pagëzuar djalin e tij të lindur në Gjermani me emrin Gjergj Kastriot.
Ky mbase është një ndër emrat e parë që një shqiptar jashtë trojeve i vendos emrin e heroit tonë kombëtar një fëmije të porsalindur.