10 Janar 2025

Një gjykatë franceze shpall fajtore Lagarden për neglizhencë

Prishtinë, 20 dhjetor - Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, gjetur fajtore nga një gjykatë franceze, për neglizhencën e saj për të rishqyrtuar pagesën prej 422 milionë dollarësh në favor të një industrialisti nga një panel arbitrazhi shtetëror.

Kjo çështje lidhet me veprimet që Lagarde mori kur ajo ishte Ministre e Financës e Francës, përpara se të merrte përgjegjësinë në FMN.

Nuk është e qartë ende çfarë ndikimi do ketë vendimi gjyqësor në qëndrimin e zonjës Lagarde si drejtuese e FMN-së. Ajo e filloi periudhën e dytë pesëvjeçare në këtë pozicion vitin e kaluar.

Zëdhënësi i FMN-dë Gerry Rice tha se Bordi i Drejtoreve Ekzekutivë të FMN-së do të takohet “së shpejti për të shqyrtuar zhvillimet e fundit” .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)