Nisin negociatat për bashkimin e Qipros
Gjenevë, 9 janar - Krerët qipriotë grekë dhe turq rifilluan sot në Gjenevë nën drejtimin e OKB-së negociata që shihen si një mundësi historike për të bashkuar ishullin mesdhetar, të ndarë që prej 40 vitesh, por përfundimi mbetet i paqartë.
Këto negociata duhet të zgjasin tre ditë.
Më pas, duke filluar nga e enjtja do të zhvillohet një konferencë mbi Qipron, gjithnjë në Gjenevë, me pjesëmarrjen e fuqive garantuese, që janë Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe, ish-fuqi kolonizuese, njoftoi OKB-ja.