12 Janar 2025

Nishani u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë Gjykatën Speciale

Tiranë, 6 qershor - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë pakon ligjore që krijon bazën për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do t’i trajtojë krimet që pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për \"Kohën Ditore\", ai ka thënë se tjetër alternativë nuk ka.

Kreu i shtetit shqiptar ka folur për Specialen, krahas shumë temave të tjera, përfshirë ngjarjet në Kumanovë, rolin që luan faktori shqiptar në rajon dhe marrëdhëniet Shqipëri - Kosovë.

 “Për sa kohë ka një kërkesë nga komuniteti ndërkombëtar që pretendime të caktuara për raste të caktuara, për individë të caktuar, kërkojnë të hetohen dhe të gjykohen për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e tyre, unë besoj që nuk ka nevojë për një dilemë dhe nuk a alternativë, përveçse për ta krijuar këtë mekanizëm dhe për t’u dhënë mundësinë të gjitha pretendimeve të ngritura për t’u hetuar dhe për t’u vërtetuar se sa ato qëndrojnë apo nuk qëndrojnë”, ka thënë presidenti Nishani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)