Nishani: Shqipëria do ta mbështes gjithnjë Kosovën
Tiranë, 17 janar - Presidenti shqiptar, Bujar Nishani i tha komunitetit ndërkombëtar, se Shqipëria mbështet Republikën e Kosovës në kufijtë e saj të pandryshueshëm dhe se do të vazhdojë parreshtur lobimin për njohje të reja.
Ai i bëri këto komente gjatë një pritje zyrtare me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë.