13 Janar 2025

Nishani: Dy qeveritë të forcojnë bashkëpunimin me Diasporën

Tiranë, 12 janar - Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, priti sot në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë këtij takimi presidenti Nishani e vlerësoi vendimin për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, si vendimin më të drejtë dhe me të arsyeshëm për perspektivën e Kosovës dhe për partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe si një tregues të qartë të sfidave që sjell demokracia.
“Ky vendim i pjekur i lidershipit politik të Kosovës është një progres në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe sovranitetin e Kosovës”, u shpreh Nishani.

Presidenti vlerësoi kontributin e zëvendëskryeministrit Thaçi për afirmimin e një imazhi me vlera pozitive të Kosovës në qendrat e diplomacisë botërore si dhe në trajtimin me maturi të sfidave të brendshme që kalon Kosova.

Nishani theksoi karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synohet t’i shndërrojmë në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me aspiratat tona për integrime në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ai shprehu qëndrimin e tij për rëndësinë e shfrytëzimit më efektiv të infrastrukturës për krijim e një tregu më të madh ekonomik rajonal, duke punuar me pjekuri në tejkalimin e të gjitha sfidave që mund të dalin përpara duke pasur si busull interesin kombëtar në integrimin e ekonomive tona.

Presidenti sugjeroi bashkëpunim më të ngushtë në mes të dy qeverive tona lidhur me diasporën shqiptare në botë si një pasuri e madhe e kombit tonë. Presidenti e garantoi zv/kryeministrin Thaçi për mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë në rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi për kontributin dhe ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për përkrahjen dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)