13 Janar 2025

Nis samiti i Kartës së Adriatikut, Kosova e Serbia si vëzhguese

Tiranë, 15 dhjetor - Sot në Tiranë do të mbahet samiti i rëndësishëm në kuadër të Kartës së Adratikut, që përbën një marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Ballkanit si një “paradhomë” politike për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior-NATO.

Përveç vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që janë pesë shtete: SHBA, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia, në këtë samit do të jenë prezentë si vëzhguese Sebia dhe Kosova.

Siç njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë: “Sot në sallën Apollonia të Hotel Rogner, do të zhvillohet Takimi i Komisionit të Partneritetit në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës SHBA-Adriatike A5.\"

\"Në takim do të marrin pjesë vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik, Shqipëria, SHBA-ja, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe dy vendet vëzhguese të saj, Kosova dhe Serbia. Pas përfundimit të takimit, në orën 12:30, Ministri Bushati do të ketë një dalje për shtyp në sallën London-Paris-Rome në Hotel Rogner”.

Burime zyrtare i bënë të ditur ATSH-së së në takim disa vende do të përfaqësohen me ministrat e Jashtëm dhe disa vende do të përfaqësohen nga zv.ministrat e Jashtëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)