14 Janar 2025

Nikolliq: Brukseli do ta ballafaqoj Serbinë me njohjen e Kosovës

Beograd, 6 dhjetor - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka vlerësuar se Bashkimi Evropian do ta ballafaqoj Serbinë me njohjen e Kosovës, në këmbim për vazhdimin e integrimeve evropiane dhe se për këtë çështje sa më parë duhet të arrihet konsenzus kombëtar.

“Absolutisht e dijë se do të gjendemi para zgjedhjes: ose Kosova ose Evropa”, i tha Tomisllav Nikolliq së përditshmes beogradase, Veçernje Novosti, dhe ka shtuar se “Brukseli do të na ballafaqoj me njohjen e Kosovës” dhe për këtë Serbia duhet të jetë e përgatitur.

Mëtutje, zoti Nikolliq ka theksuar se “për këtë çështje duhet të arrijmë konsenzus kombëtar sa më parë dhe është koha që për këtë të bisedoj me kryeministrin, Aleksandar Vuçiq”.

Presidenti i Serbisë tha se ai nuk do të merrte pjesë në pushtetin, i cili do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)