13 Janar 2025

Nikoliq: Të mos eliminohen institucionet paralele në Kosovë

Beograd, 29 dhjetor - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta plotësoj në tërësi kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për eliminimin e strukturave paralele në Kosovë.

“Mendoj se nuk duhet të pranohet kjo pikë nga Brukseli, që të eliminohen të gjitha strukturat paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, pasi mua më duket se kjo paraqet tërheqje nga parimet që i kemi pranuar”, tha Nikolliq për televizionin beogradas, Pink.

Duke e arsyetuar platformën e tij për Kosovën, të cilën duhet ta paraqes para opinionit, zoti Nikolliq ka vlerësuar se Bashkësinë e komunave serbe nuk duhet konstituuar sipas ligjeve të Kosovës.

Mëtutje, Nikolliq ka theksuar se kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pret “mbledhje e vështirë” në Bruksel, në fillim të muajit shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)