Nikoliq: Nuk do të bëjmë lëshimi për Trepçën dhe kodin telefonik
Prishtinë, 12 tetor - President serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se ajo që shqiptarët e Kosovës janë duke bërë me pronën e Trepçës dhe kodit telefonik është grabitje dhe uzurpim, andaj ne nuk mund të pajtohemi me këtë.
Nikoliq tha se vija e kuqe është shkelur, andaj ky mesazh duhet të dërgohet tek autoritetet e Prishtinës dhe BE-së.
Ne kemi bërë shumë lëshime me shqiptarët e Kosovës. Limiti duhet të vendoset diku, andaj ne nuk do të bëjmë lëshimi për çështjen e Trepçës dhe kodit telefonik, ka deklaruar Nikoliq.
Ai më tej ka thënë se Serbia nuk duhet të pranojë kushtet që vendosen për vazhdimin e negociatave në Bruksel, raporton Tanjug.