Nikoliq: Nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO, ndërpresim dialogun
Është e papranueshme që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një epilogu të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që të ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që ti ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, ka thënë Nikoliq, për të përditshmen serbe Politika\".
Presidenti serb ka thënë se duhet vazhduar presioni tek vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta mbajnë atë qëndrim dhe të pengojnë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Sipas tij, fitorja e Donald Trump në SHBA, i jep shpresë Serbisë së mund të ketë përkrahje ndërkombëtare.