Nikoliq: Në bisedimet Kosovë - Serbi të përfshihet Rusia dhe SHBA
Beograd, 27 dhjetor - Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNP) Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se rreth çështjes së Kosovës nevojitet një konsensus i përgjithshëm në Serbi.
Ai ka thënë se rreth të gjitha çështjeve që bisedohet me shqiptarët duhet të përfshihet Rusia dhe SHBA-ja.
"Atje nuk jemi të vetëm, por ekziston edhe ai që mbron interesat tona", ka thënë Nikoliq. Sipas tij, pa marrëveshjen e PD dhe PPS për çështjen e Kosovës "nuk llogaritet që Serbia është marrë vesh për diçka".
"Puna e parë që duhet bërë rreth Kosovës është që edhe BE edhe shqiptarët ta dinë se me ta negocion e gjithë Serbia. Jo Borko Stefanoviq, i cili është vetëm PD (Partia Demokratike e Tadiqit) dhe kjo është e papranueshme".
"Një parti e cila ndoshta nuk do të ketë as 20 për qind të votave duhet të vendosë dy fate ose një Kosovën dhe anëtarësimin tonë në BE. Kjo është kafshatë tepër e madhe", ka thënë Nikoliq në një intervistë për Tanjug, i cili në Serbi pret zgjedhje të reja vitin e ardhshëm. Partia Përparimtare Serbe është partia më e madhe opozitare në Serbi