Nikoliq: Lirimi i Haradinajt nuk është i bazuar në drejtësi
Beograd, 29 nëntor - Kabineti i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka kumtuar sot se vendimi i Tribunalit të Hagës, për ta liruar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është i bazuar në të drejtën dhe drejtësinë dhe kjo i vështirëson përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon.
Për krime të tmerrshme ndaj serbëve të Kosovës nuk do të dënohet askush, thuhet në kumtesë, për të shtuar se vendimet e këtilla nxisin separatizëm, i vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i anulojnë përpjekjet e deritashme për normalizimin e raportveve të Beogradit me Prishtinën, dhe e rrisin evroskepticizmin në popullin e Serbisë.
Vendimi më i ri i Tribunalit nuk është i bazuar në të drejtën dhe në drejtësinë në të cilën do të duhej të ishte themeli i kësaj gjykate, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë.