12 Janar 2025

Nikoliq: Kosova në UNESCO, padrejtësi për Serbinë

Beograd, 2 tetor - Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, ka thënë se Serbia është rast unik në Europë për shkak se i është marrë një pjesë e territorit – duke iu referuar Kosovës – dhe qytetarët që kanë jetuar atje i kanë detyruar të largohen.

Sipas tij padrejtësi tjetër në adresë të Serbisë është edhe nëse UNESCO e Kombeve të Bashkuara e pranon Kosovën në gjirin e saj si anëtare dhe e njeh shtetësinë e saj.
“Serbia është vendi i vetëm në Europë, që pasi që i janë marrë disa pjesë të territorit, i janë larguar qytetarët dhe kanë ndodhur vrasje pa u ndëshkuar, tani po përballet me përpjekjet që t’i merret trashëgimia kulturore e cila është në mbrojtje të UNESCO’s”, ka thënë presidenti serb Tomislav Nikoliq në New York, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Në adresimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nikoliq ka thënë se “shqiptarët e Kosovës i kanë shkatërruar 140 kisha ortodokse serbe dhe manastire që nga viti 1999”.

“Sipas konventës së UNESCO-s, krime kundër trashëgimisë kulturore janë kryer në Kosovë”, është shprehur presidenti serb.

“Në emër të administratës së Prishtinës, Shqipëria ka paraqitur një kërkesë në UNESCO që trashëgimia serbe të deklarohet sikur e Kosovës dhe e shqiptarëve”, ka deklaruar ai.

“Kjo do të ishte një shpërblim për ata që i kanë shkatërruar manastiret me qëllim që të margjinalizojnë rëndësinë e serbëve në Kosovë dhe krijimin e një identiteti të ri kulturor përmes historisë së dikujt tjetër”, ka shtuar Nikoliq.

“Kjo kërkesë paraqet një precedent të rrezikshëm pasi që kjo e hapë mundësinë për legalizimin e dhunës ndaj identitetit kombëtar, kulturor e fetar të cdo kombi”, ka paralajmëruar presidenti i Serbisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)