Nikoliq kërcënon me formimin e ushtrisë në veri të Kosovës
Beograd, 5 shkurt - Duke komentuar informacionet se SHBA-të i kanë dhënë përkrahje Prishtinës që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se kjo është shkelje e rëndë e Rezolutës 1244.
Sipas Nikoliqit, Serbia ia ka dhënë atë territor Kombeve të Bashkuara dhe jo shqiptarëve.
Sipas udhëheqësit të shtetit serb, kjo e nxit edhe pyetjen nëse më pas edhe veriu i Kosovës do të fitojë të drejtën të themelojë ushtrinë e saj, me një komandant i cili do të ishte serb, transmeton Indeksonline.
Nikoliq ka thënë se për Kosovën ka biseduar disa herë edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
\"Rusia i ka dhënë përkrahje çfarëdo qëndrimi të Serbisë. Nëse Serbia asnjëherë nuk e njeh Kosovën, këtë nuk do ta bëjë as Rusia\", citohet të ketë thënë Nikoliq.