Nikoliç: Provokimi i Ramës pritej, është politikan i papërgjegjshëm
Beograd, 11 nëntor - Edhe pse nuk ka qëndruar në Serbi për të pritur dhe zhvilluar një takim me kryeministrin Rama presidenti serb Tomislav Nikoliç nuk ka nguruar të komentojë vizitën e Ramës dhe deklaratat e tij.
Nikoliç është shprehur se provokimi i kryeministrit Rama pritej dhe e ka cilësuar këtë të fundit si politikan të papërgjegjshëm.
Rama provokoi dhe kjo sjellje pritej. Serbia po përpiqet për një Ballkan të sigurt por Rama është një politikan i papërgjegjshëm. Me politikanë si Rama kemi sfida të vështira. Shqipëria është vështirë të bëhet një shtet modern. Shqipëria duhet të heqë dorë nga Shqipëria e Madhe- është shprehur Nikoliç.