Nikoliç: Njohja e Kosovës, kusht për integrimin e Serbisë
Beograd, 8 maj - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar ditën e sotme kushti më i rëndësishëm për integrimin e Serbisë në BE do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës. Por ai shton se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
Mendoj se kushti më i rëndësishëm për integrimin e Serbisë në BE do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës. Por ne nuk do ta njohim kurrë dhe ua kemi bërë të qartë edhe përfaqësuesve të BE-së këtu në Serbi. Nëse BE-ja na vendos këtë lloj kushti, atëherë kjo do të thotë se ata nuk duan që ne të integrohemi në BE, tha Nikoliç në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.
Asnjë vend nuk mund të pranojë kështu kushtesh. Vetëm skllevërit pranojnë të tilla kushte, shtoi Nikoliç. Ai shtoi se Serbia i ka përmbushur 34 kriteret e BE-së dhe po përpiqet që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.