15 Janar 2025

Nikoliç: Në stadium mungonte vetëm një bombë

Beograd, 16 tetor - Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç, deklaroi se incidenti gjatë ndeshjes, kur një flamur i Shqipërisë së Madhe u dërgua mbi fushë, ishte “një atentat i kryer kundër vendosjes së miqësisë mes Serbisë dhe Shqipërisë”. Ai shtoi se e vetmja gjë që mungonte aty, ishte një bombë.

\"E vetmja gjë që mungonte për të bërë përshtypje për botën, ishte një veprim terrorist, një mjet shpërthyes”, tha presidenti serb.

\"Lojërat sportive nuk janë për të dhënë mesazhe provokuese politike. Kjo ka të bëjë me promovimin e idesë së paskrupullt dhe të parealizueshme rreth “Shqipërisë së Madhe”, për të cilën mund të kishin pritur një reagim të fortë në stadium dhe në të gjithë vendin. Serbia ka bërë çdo gjë për të lënë pas të kaluarën dhe për të zhvilluar marrëdhënie miqësore\", theksoi Nikoliq.

Ai tha se Serbia ka pritur vizitën e ardhshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si një shenjë e krijimit të \"marrëdhënieve të shkëlqyera, por me sa duket kjo do t’i marrë dekada Shqipërisë, ose shekuj që të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj Serbisë”.

Nikoliç u shpreh se veprimi i pamend i djeshëm, duhet të dënohet ashpër nga lidershipi kombëtar i Shqipërisë dhe publiku.

Nga ana tjetër kryeministri Aleksandër Vuçiç u shpreh se qëllimi i shqiptarëve ishte të “poshtëronin kombin serb” dhe të shkaktonin “jostabilitet afatgjatë në Serbi dhe Ballkan, gjë që do të ndikonte në situatën e përditshme politike në Serbi”.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Serbisë, tha se Serbia nuk mund të jetë përgjegjëse për provokime të papërgjegjshme të shqiptarëve, dhe do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat besohen se janë e vetmja mënyrë për të tejkaluar problemet e mundshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)