Nikoliç ka frikë se mos BE e detyron Serbinë që të heqë dorë nga Kosova
Beograd, 6 janar - Tomislav Nikoliç vijon t\'i mëshojë tezës se ka frikë se mos BE-ja e detyron Serbinë që të heqë dorë nga Kosova me qëllim që shteti serb të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
\"Qëndrimi im është absolutisht i pandryshuar. Ne duhet të jemi në BE, si dhe që në BE duhet të hyjmë me krenari. Qëndrimi im është që kusht për hyrje në BE nuk bën të jetë heqja dorë nga Kosova, tha Nikoliç në një intervistë për Tv Hepi në Serbi.
Tomislav Nikoliç tha se nëse Serbia nënshkruan një dokument ku njihet pavarësia e Kosovës, ai vetë do ta japë dorëheqjen, pasi sipas tij, ky nuk është vullnet i popullit serb.